I ftuari i radhës në “Mos i bjer me Top” ishte aktori i humorit nga Tepelena, Deivis Myslymi, i cili u është përgjigjur disa pyetjeve pikante të moderatorit Ronaldo Sharka.

Ky i fundit njihet për pyetjet e tij provokuese, e mesa duket një nga këto pyetje e ka nervozuar Deivisin.

Ronaldo e pyeti nëse mban kanabis si lule dekorative në shtëpi, aktori shprehet i nervozuar se tepelenasit nuk mbahen për hashash, por për burrëri dhe mikpritje.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Një tepelenas si Devisi e mban kanabisin si lule dekorative në shtëpi?

Deivis: Ku e ke dëgjuar ti që tepelenasit e mbajnë kanabis?

Deivis: Jo diku ti je përmbajtur, thoshe tani publikisht këtu.

Ronaldo: Nuk e thashë unë, ti e the. Pse çfarë do më bësh? Po nuk e thashë çfarë do më bësh?

Deivisi: Tepelenasit nuk mbahen për hashash që të mos keqkuptohen njerëzit. Unë e di që të kam mik ty, kështu do ma nxjerrësh mua bojën. Tepelenasit mbahen për burrëri vëlla, për mikpritjen. Ti bëje një herë provë, hajde një herë në Tepelenë, thuaji kam ngelur jashtë dhe dua të fle një natë këtu, ne qoftë se tepelenasit nuk ta hapin derën, unë publikisht nuk dal më në intervistë. Mos më vendos në sedër mua se kështu më mërzit ti.