Një “det” shqiptarësh në rrugët e Pragës. 4 mijë do të jenë në stadiumin “Fortuna” në sektorin mik por ndoshta edhe më shumë të “infiltruar” në sektorët e tjerë.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në kryeqytetin e Republikës Çeke mbërritën mijëra shqiptarë nga Shqipëria dhe jo vetëm, duke mësyrë në qendër të Pragës dhe në rrugët kryesore të kryeqytetit çek.