Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Qafës së Koshovicës në Fier ku janë përplasur dy automjete.

Një automjet tip “ Benz” është përplasur me një furgon “Check-Up” dhe si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit.

Furgoni pas daljes nga rruga ka përfunduar ne kanalin anësor teksa është kthyer përmbys.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po zbardhin dinamikën e këtij aksidenti të rëndë, jo vetëm më të plagosur por edhe me dëme të shumta materiale.

Ndërkohë në këtë aks është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh prej disa kilometrash.