Në ditën e shënjtërimit të nënë Terezës, Ansambli orkestral instrumental Italian “BELLINI”, ka dhënë një koncert për artëdashësit gjirokastritë.

Koncerti erdhi si ide organizative nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë dhe asaj të nderit në Gjirokastër, drejtuesit e të cilit kanë qenë prezent në spektaklin e dhuruar në sallën e Kinoteatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër.

“Muzika italiane në historinë e kinemasë” ka qenë tabloja artistike që është shfaqur mbrëmjen e djeshme duke evokuar kolonat zanore të filmave më të arrirrë artistikisht nga ana e autorëve italianë kryesisht regjizorë dhe kompozitorë të këtyre filmave ndër vite.

Orkeestra “BELLINI” ka dhuruar spektakël të vërtetë pasi pas kaq shumë vitesh, një formacion i tillë orkestral klasik jep shfaqje në Gjirokastër.

E me këtë rast, instrumentistët vyrtuozë italianë, zgjodhën të dhuronin spektakël për artëdashësit gjirokastritë, kolonat zanore të filmave që kanë fituar çmimet “OSCAR”, si “Na ishte një herë Amerika”, “Aromë gruaje”, “Kumbari” etj të cilat kanë qenë kompozime të muzikantëve italianë me famë botërore si Nikolo Piovani, Nino Rota, Ennio Morikone etj. Drejtuesi i orkestrës italiane Aldo Ferrante, ka ndarë emocionet pas shfaqjes duke qenë i impreesionuar nga duartrokitjet e publikut.

Koncerti i mbrëmjes së djeshme u organizua nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë së bashku me Bashkinë Gjirokastër dhe Konsullatën Italiane të Nderit në Gjirokastër me rastin e ditës së shënjtërimit të Nënë Terezës.