Operacioni i Policisë së Shtetit kundër narkotikëve, u pompua si një “mega operacion” që shkatërroi 23 grupe kriminale.

Në fakt bëhet fjalë për kapjen e shpërndarësve të drogës.

Mësohet se gjatë këtij operacioni, që u përgëzua edhe nga Kryeministri Rama, mes qindra të arrestuarëve, është edhe personazhi i njohur si “Ujku i Cërrikut”.

Gjatë shoqërimit në komisariat, ai mbante një kurorë mbi kokë dhe lëshoi një ulërim tipike për kafshën me të cilën identifikohet, pra ujkun, si për ta shtuar dozën e seriozitetit dhe rëndësisë së “mega operacionit”.