Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.

Një 45 vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati  i pestë i banesës së saj. 45 vjeçarja ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 14.09.2023, rreth orës 19:25, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj shtetasja S. Xh., 45 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.