Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, vendosi masa të reja anti-covid muaj më pare, nisur nga rastet e shtuara te te infektuarve me Covid 19 .

Një ndër këto masa ishte që të gjithë personat që udhëtonin drejt Greqisë, duhet të paraqisnin një test të shpjete anti-covid së bashku me Certifikatën e Vaksinimit (Green Pass).

Ministri grek i shëndetësisë Thanos Plevris, është shprehur se udhëtarët që vijne drejt Greqisë, nuk kane nevoje me te paraqesin një test negativ për COVID-19, por mjafton vetem nje certifikate vaksinimi evropiane.

Kjo direktivë e re ne lidhje me udhëtimin drejt shtetit fqinj ka hyre ne fuqi sot.

Në Kakavije nga sot qytetaret kalojne vetem me çertifikate vaksinimi.

Qytetaret te cilet i drejtohen Greqise jane paraqitur ne kufi vetem me çertifikate dhe jane lejuar te kalojne pa asnje problem.