Plagosje me arme gjahu ne fshatin Picar ne Gjirokaster.

Nje banor i ketij fshati ishte duke perndjekur qentë ne fshat, duke i qelluar me arme gjahu.

A.M. 59 vjecar ka qelluar ne drejtim te qenve, nderkohe qe shperthimi i saçmes nga gryka e armes se gjahut, ka demtuar kusheririn e tij Siri Muro qe ishte ne krahe te agresorit te qenve.

Lendimi nga saçmja ka qene serjoz çka e ka adresuar ate ne drejtim te spitalit rajonal te Gjirokastres per mjekim te metejshem.

Policia ka shkuar ne vendngjarje per te hetuar rastin ne fjale.