Mbeturinat urbane po ndotin fshatin me te madh ne Bashkine e Memaliajt-Izvor.
Mbeturinat hidhen anes rrjedhes se perroit te fshatit ne mungese te kontejnereve. Banoret e ketij fshati kane vene alarmin per perhapjen e ndonje epidemie e cila do te kete pasoja tek shendeti i tyre.
Ndonese paguajne taksen mujore per pastrim e cila eshte e detyrueshme per te gjithe, ky sherbim nuk ofrohet aspak nga ana e Agjencise se Sherbimeve Publike ne Bashkine e Memaliajt. Banoret perhere kane kerkuar prezencen e kontejnereve per te hedhur mbeturinat e tyre, por asnjehere kerkesat e tyre nuk jane permbushur, madje jane injoruar nga Bashkia e Memaliajt.
Ajo cfare e ben te rrezikshme situaten, eshte prania ne togun e mbeturinave e preparateve kimike te cilat mund te sjellin demtime dhe infektime tek femijet qe nga kurreshtja afrohen prane togjeve te mbeturinave. Ne mbeturina gjen gjithefarelloj mbeturinash spitalore ndonese spital ketu nuk ka. Jane shiringa njeperdorimshe qe flaken nga infermieret e Qendres Shendetesore te fshatit nderkohe qe depozitimi i tyre kryhet duke respektuar nje protokoll te posacem qe mos te kete impakt tek njerezit apo ne mjedis.
Ky kriter as qe zbatohet madje as nuk do t’ia di njeri per keto qe po ndodhin ne kete fshat. Banoret kane vene alarmin dhe kerkojne me urgjence prezencen e kazaneve te mbeturinave.
Fshati Izvor perbehet nga 500 banore dhe volumi i grumbullimit te plehrave ne dite eshte disa here me i madh me fshatrat perreth. Plehrat degdisen ne perrua e me pas ne lumin Vjose duke e demtuar ate ekologjikisht.