Në kërkim të simboleve projekti nga Departamenti BRAIN GAIN i PD ka udhëtuar drejt Përmetit një ditë më parë për të organizuar aktivitetin linguistik me titull “Gjuha shqipe dhe identiteti Kombetar”!

U zgjodh Përmeti në turin e radhës pasi kjo trevë i ka dhënë mjaft gjuhës shqipe përmes korifejve të saj vëllezërve Frashëri. Në këtë tubim, janë mbledhur specialistë të linguistikës nga Gjirokastra e Përmeti të cilët jashtë çfarëdolloj kontakti me politikën, kanë vënë në pah vlerat e patjetërsueshme të gjuhës shqipe dhe kontributin që duhet të japë gjithësecili në mbrojhtjen e saj. Huazimi i gjuhëve të tjera në fjalorin e përditshëm të shqipes së sotme, është shqetësim që ndeshet kudo e aq më keq në shumicën e rasteve edhe tek mediat e shkruara, rrjetet sociale apo më gjerë. Autora Barçi nga Departamenti BRAIN GAIN, spegon përse u zgjodh Përmeti për këtë projekt.

Deputeti i PD në Qarkun e Gjirokastrës Prof.Dr. Tritan Shehu u shpreh për aktivitetin në fjalë se më mirë se në Përmet, në vendin e Frashërllinjëve të mëdhenj, nuk kishte vend tjeter për t’u zhvilluar.

Në pamundësi të prezencës së saj në aktivitet, ish deputetja e PD për Qarkun e Gjirokastrës Fatjona Dhimitri përmes SKYPE ka përshëndetur të pranishmit. Ne kete aktivitet kane referuar profesore te njohura te linguistikes si Lindita Doda dhe Anila Caca Kuka.

Në aktivitetin e djeshëm asistonte dhe nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi.