Fushata ndergjegjesuese “Shqiperia je ti” ka zbritur ne jug te vendit. Drejtues të strukturave vendore, OJF-ve, UNHCR-së rajoni jugor, drejtues të shërbimeve sociale kane theksuar dobinë e një fushate informuese kapilare e specifike me të gjitha shtresat e popullsisë në funksion të ndërgjegjësimit publik, njohjes së rregullave e standarteve që aplikon Bashkimi Europian, si dhe ka kërkuar nga Njësitë e Vendore projekte integruese për shtresat në nevojë.
Drejtore e Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme Silvana Banushi është ndalur në problematikat e migracionit të parregullt dhe sidomos në masat që duhen marrë për parandalimin.
Alketa Gaxhaj, drejtuese e Projektit “ARISE ALL”, e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin Shqipëri, partner me Shqipërinë IOM, u ndal në fushatën ndërgjegjësuese që nis menjëherë nga veprimi si proces ndërgjegjësues e sensibilizues dhe që kërkon përfshirjen e të gjithë faktorëve influencues në nivel Prefekture.