Territori shqiptar në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.

Por gjatë orëve të mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht, ku gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të sjellin reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër të vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.