Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një autobus i linjës së ‘Unazës’ është përplasur me të paktën 7 automjete.

Përplasja ishte aq e fortë sa u përfshinë zinxhir automjetet në aksident. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme tek zona e njohur si ‘Ura e Tajvanit’.

Raportohet për 5 të plagosur që ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca ndërsa shumë qytetarë janë mbledhur aty pranë. Nga pamjet duket qartë se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit pasi kjo zonë e kryeqytetit ka shumë lëvizje dhe shpesh trafiku është i rënduar, ndaj është e rrallë që të ketë aksidente të këtyre përmasave.

Image

ImageImageImage