Pamjet e aksidentit tragjik me 5 të vdekur të ndodhur sot pasdite në Edessa është shokuese.

Makina me targa shqiptare ka hyrë poshtë kamionit dhe është shkatërruar totalisht. Pjesa e përparme e automjetit dhe pjesa e pasagjerëve është copëtuar copë më copë.

Në video identifikohet targa shqiptare e makinës së përfshirë në aksident, një benz me targa AA 989 MU.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë viktimat nga makina, ndërsa drejtuesi I kamionit është dërguar në spital por nuk ka lëndime.

Mediat greke shkruajnë se deri tani viktimat janë të huaj por identifikimi I tyre ende nuk është bërë.

Nga një verifikim i Report TV, targa AA 989 MU e makinës, tip bezn i zi është regjistruar në emër të Besim Muçajt por nuk dihet ende se kush ka qenë në makinë pasi media greke informon se viktimat nuk janë identifikuar ende.