Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në Sarandë.

Një qen i llojit pastor, ka sulmuar biznesmenin sarandjot, Nexhip Sulejmani.

Gjithçka është filmuar dhe nga kamerat e sifgurisë që tregojnë se sulmi ka ndodhur më 16 prill.

Në videon e meposhtme shihet, Sulejmani teksa zbret nga automjeti i tij dhe qeni e sulmon menjëherë duke e kafshuar në këmbë.

Në mes ndërhyn një tjetër person dhe tërheq qenin.

Sulejmani vijon të ecë duke çaluar dhe afrohet sërish tek makina e tij.