Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në autostradën Tiranë- Durrës.

Mësohet se sapo ka nisur zjarri shoferi ka ndaluar makinën anash rrugës ku më pas është përfshirë nga flakët.

Makinat e tjera që përdorin këtë rrugë, kanë devijuar korsinë pranë mjetit të parkuar për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.