Një drejtues mjeti që bënte parakalime të gabuara në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë është gjobitur me 12000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer parakalim të gabuar, në kthesë, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin S. T., dhe i kanë vendosur atij, masën administrative 12 000 lekë të rinj, bazuar në nenin 141, pika 10, dhe në nenin 127, pika 3, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.