Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në zonën e Skelës në Vlorë, mëngjesin e ditës së sotme, për të shembur një ndërtesë dykatëshe ku jetonin 7 familje.

Sipas raportimeve, banorët janë ankuar se vlera e shpronësimit është larg vlerës së tregut të banesave në qytetin e Vlorës.

Banorët ishin njoftuar për vendimin dhe datën e shembjes, por ndërkohë që një pjesë i kishin hequr mobiliet dhe sendet e tyre, ndwrsa një pjesë tjetër kanë refuzuar ta bëjnë këtë duke u konfrontuar me policinë. I tillw ishte edhe rasti i një vajze të re, e cila së bashku me të ëmën Tatiana Hoxhaj hipi mbi tarracën e ndërtesës dy katëshe të planifikuar për t’u shembur nga IKMT.

Sikurse shfaqet edhe në videon e mëposhtme ajo është shoqëruar me forcë nga efektivët e policisë.

Mësohet se në komisariat është shoqëruar edhe Tatiana Hoxhaj për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, IKMT vijoi punën për shembjen e ndërtesës.