Kjo është shkolla 9-vjecare në fshatin Andon Poçi në Gjirokastër.

Prej kohësh dera e këtij institucioni është mbyllur, pasi fëmijët që arsimoheshin pranë saj mungojnë. Prindërit e tyre zgjodhën të emigronin, si një mundësi më e mirë për ta dhe ekonominë e familjes.

“Ka pasur shumë, me shkollë me kopsht. S’ka fëmijë.”

Banorë e vetëm në fshat janë të moshuarit.

“Asnjë i ri nuk është në fshat. Nga Greqia deri në Australi. Ku nuk janë. U bënë si zogjtë e pulat, sa u rritën ikën.”

“Bosh se kanë ikur. Pleqtë rrime në shtëpi. Çdo bëjmë ne në rrugë. 20 30 vjet. Unë jam 80 vjeçe. Kur na iku fëmijë, kisha 5 nipër i rrita, kur i kujtoj më vjen për të qarë. Të rinj 60 vjeç. Ska të rinj.”

“Nëpër Greqi, gjermani, Zvicër. Se s’ka punë. ku të punojnë, duan të hanë. Unë kam tre cuna tre nuse jam vetëm. Tani u shkretua. Nuk sheh ditën njeri jo natën. Vijnë cunat më shohin mua po ctë bëjnë këtu, duan punë, duan të hanë. Këtu s’ka. Të bëjë një punë.”

“Tokat janë djerrë për shkak se nuk ka kush të punojë. Janë detyruar t’i lënë me qira. kush ti punojë. Kam 18 dynym. Janë pa punuar. I kemi dhënë me qira. Po dhe ata do zhduken. Punoj dot unë jam 80 vjec.”

Dikur në këtë fshat jetonin 500 banorë, ndërsa sot kanë mbetur vetëm 60 të moshuar.