Bordi i Transparencës ngritur për të menaxhuar situatën e krizës ka zbardhur vendimin për çmimin e karburanteve në vend. Çmimi ka pësuar sërish rritje.

Bordi u mblodh dje më 25 mars dhe ka vendosur se deri më 1 prill çmimi i naftës i shitjes me pakicë do të jetë 245  lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën  26 mars- 1 prill 2022,  të jetë 110 lekë/litri dhe me shumicë 98 lekë.

Sipas njoftimit çmimi i nënproduktit gazoil do të jetë 233 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 206 lekë/liter për periudhën 26 mars- 1 prill 2022. Mbledhja e ardhshme e bordit do të jetë në  prill për të vendosur sërish për çmimet e reja.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 25 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin  e përkohshëm  të çmimeve  të tregtimit  me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

  1. Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 233 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 206 lekë/liter për periudhën 26 mars- 1 prill 2022
  2. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 26 mars – 1 prill 2022,  të  jetë 245  lekë/litri.
  3. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën  26 mars- 1 prill 2022,  të  jetë 218  lekë/litri.
  4. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 26 mars- 1 prill 2022,  të jetë  110 lekë/litri dhe me shumicë 98 lekë/litri.