Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një reagimi në Facebook shprehet i indinjuar pasi ka parë disa “insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat sociale.”

Sipas tij, është e rëndësishme që të kundërshtohen deklaratat e analistëve të cilët njollosin imazhin e personave të tjerë me qëllimin e vetëm, përfitimin e vëmendjes publike.

Ai gjtihashtu ka sqaruar edhe faktin pse ka munguar në varrimin e Liridonës, 30-vjeçares së vrarë disa ditë më parë në Prishtinë.

Pas hekurave për këtë ngjarje ndodhet bashkëshorti Naim Murseli, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen, Granit Plava, autori dhe Kushtrim Kokalla, i cili akuzohet se është bashkëpunëtor në ngjarje.

Reagimi i plotë i Pacollit

Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar ndonjë “imazh”.
Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjën publike.
Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave.
Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marr pjesë në varrim (gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi).