Gazetari Lorenc Vangjeli ka bërë një paralajmërim të fortë.

Vangjeli tha se, shumë shpejt, disa persona që i shohim në ekran, do t’i shohim sërish në ekran, por kësaj here me kokën e ulur dhe ndoshta me duart prapa.

“As kryeministri dhe askush tjetër nuk ka kontroll absolut mbi SPAK, ashtu sikundër akuzojnë njëri-tjetrin. Rama, Meta e Berisha e dinë këtë. Reforma në Drejtësi nuk mund të shërbejë për të korrektuar politikën.  Në Tiranë ka frikë, ka shumë frikë. Dhe do të ndodhin gjëra, sa i përket veprimit të drejtësisë.

Me konkretisht, do ta shohim ditë pas dite dhe frikë nuhatet në ajër. Shumë e vështirë të firmosë një zyrtar shqiptar, mendohet dy herë para se të ndodhë. Do të shikojmë personazhe, që dalin në ekran, që do të dalin sërish në ekran, por me kokën ulur dhe ndoshta me duart mbrapa”, u shpreh Vangjeli