Një incident i rëndë ka ndodhur në Komisariatin e Policisë së Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se një i ri i ka vënë flakën dritares së ankesave për qytetarët duke rrezikuar jetën e dy punonjësve që ishin në sallë.

Nuk dihet ende identiteti i personit që ka sulmuar komisariatin, apo motivi që e ka çuar atë drejt këtij akti ekstrem.

Ende nuk ka reagim zyrtar nga policia në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.