Është çështje kohe. Bota do të shkojë drejty këtij lloj identifikimi.
Gjashtë mijë suedezë e kanë certifikatën e tyre të vaksinimit në trup nëpërmjet një çipi. Kjo është bërë nga një kompani, e cila nëpërmjet teknologjisë së evancuar ka mundësuar implantin e çipave nën lëkurën e qytetarëve që kanë pranuar ta mbajnë përherë me vete certifikatën e tyre të vaksinimit
Suedia ka vendosur rregulla të forta anti-Covid, ku ndër të tjera kërkohet edhe që certifikata e vaksinimit të prezantohet në hyrje të çdo aktiviteti publik ku janë më shumë se 100 persona.
Kompania “Epicenter” bëri një njoftim për vendosjen e çipit dhe menjëherë vërshuan aplikimet e qytetetarëve.
Kompania “Epicenter”, një startup me bazë në Stokholm, ka perfeksionuar mikroçipin, madhësia e të cilit nuk e kalon kokrrën e orizit. Mikroçipi vendoset nën lëkurë dhe mund të “lexohet” nga një telefon inteligjent. Drejtuesit e kompanisë duan aplikimin e gjerë të kësaj teknologjie duke e zgjeruar praktikën edhe për kryerjen e pagesave nëpërmjet kartës së kreditit pa kontakt.
Shefi i Departamentit të Shpërndarjes së kompanisë Hannes Sjobland tregon se si funksionon gjithçka.
Ai lëviz një “smartphone” pak sipër dorës, në vendin ku i është futur çipi dhe informohet menjëherë për statusin e vaksinimit.
“Implantët janë një teknologji shumë fleksibël që mund të përdoret për shumë gjëra të ndryshme dhe për momentin është shumë e përshtatshme që të keni gjithmonë të aksesueshme certifikatën e vaksinimit kundër COVID”, tha kompania në një deklaratë.
Shumë ambiente, restorante, bare, salla koncertesh dhe muze në shumë vende të botës kërkojnë që vizitorët të tregojnë certifikatën e vaksinimit për të hyrë në ndërtesë. Dhe kompania dëshiron ta bëjë prezantimin e këtij informacioni sa më të lehtë.