Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, ka hedhur sot akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës, sa i përket fortifikimit që ky i fundit i bëri selisë së PD-së para 8 janarit.

I ftuar në ‘Kontrast’, Shehu deklaroi se brenda zyrave të PD, Basha ruhej nga fondamentalistë të ardhur nga jashtë vendit, që sipas tij i përkasin ‘Vëllazërisë Myslimane’.

Ai shtoi se fakti që Policia e Shtetit nuk reagoi për denoncimet e Komisionit të Rithemelimit dhe kjo tregon lidhjen mes Ramës dhe Bashës.

Shehu tha se sot Shqipëria nuk ka nevojë për një bashkëqeverisje, por për një opozitë të fortë.

Shehu: Përplasja në PD nuk është çështje individësh. E gjithë kjo përplasje që ka nisur ishte diçka e rritur dhe e pjekur prej kohësh. Po të mos ishte shkak shpërthimi që erdhi pas pezullimit të zotit Berisha, unë jam i bindur që do bëhej shkas diçka tjetër për të ndodhur.

Por pjesëmarrja e z. Berisha në këtë proces i jep një tjetër seriozitet dhe jep shpresën për ta çuar gjer në fund. Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë, por jo për një bashkëqeverisje.

Lidhja e ngushtë mes Ramës dhe Bashës u duk edhe të shtunën ku çdo gjë ishte e koordinuar me tyre.

Ne e bëmë publike se Basha kishte futur në godinë njerëz të armatosur, nga grupe fondamentaliste të ardhur nga vende të tjera.

Ata janë pjesë e “Muslim Brotherhood”. Pse nuk ndërhyri Policia t’i verifikonte? Si u hodh në atë godinë gjithë ai çelik nëpër dyer pa leje në bashki? Një qytetari i shkon policia direkte sapo ndërron një derë pa leje.