Taulant Balla sot s’është përmbajtur teksa fliste për kryeministrin Rama duke theksuar se sot Shqipëria ka përfaqësuesin më të mirë në arenën ndërkombëtare.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së theksoi se e ka për nderë të jetë krah Edi Rama kur viziton vende si Gjermania.

Sipas Ballës që nga viti 1912 Shqipëria nuk ka pasur lider më të fortë se Edi Rama.

Ai theksoi se kohët e vështira duan udhëheqës të fortë.