I ftuar në rubrikën “Galeri” në “E Diell” ishte avokati nga Zagoria e Gjirokastrës, Spartak Ngjela.

Në një rrëfim special për jetën, familjen dhe profesionin, Spartak Ngjela dha një nga intervistat më të komentuara dhe virale.

Por teksa u pyet për Bora Zemanin, si e komentoi ai moderatoren?

“Bora Zemani është përjashtim. Ka unitet, bukuria duhet të ketë unitet. E bukura si koncept ka ardhur nga bukuria e femrës. Bukurinë e ka sjellë ajo. Bukuria është harmoni, ajo ka harmoni. Ka këmbët, fytyrën. Fytyrën e ka të barabartë me kofshët. Një piktor e kupton që Bora ka harmoni në të gjitha pjesët e trupit.”- u shpreh avokat Ngjela i  ngazëllyer.