Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të takohen ditën e sotme në orën 16:00 për një raund të ri bisedimesh, me synim ndaljen e armëpushimit mes tyre.
Delegacioni rus dhe ai ukrainas janë nisur për në Bjellorusi për t’u ulur sërish në tryezën e bisedimeve.
Palët janë takuar edhe dy herë të tjera, pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por pa ndonjë rezultat konkret.
“Rundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën”, ka thënë dy ditë më parë negociatori ukrainas, David Arakhamia, i cili ka shtuar se Ukraina është e hapur për një diskutim më të gjerë, ku mund të përfshihen edhe shtete të tjera.
Dy rundet e para të bisedimeve janë mbajtur në Bjellorusi.