Policia e Gjirokastrës ka bërë sot bilancin javor të punës intesive të saj.

Më poshtë keni të dhënat kryesore të këtij bilanci:

📌DVP Gjirokastër

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllimin zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, si dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban bënë arrestimin në flagarancë të shtetasit D. R., 52 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, pasi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “18-Shtatori” u konstatua në duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

– Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 13 leje drejtimi, konkretisht: 5 leje drejtimi të pezulluara për “Drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit”, 6 leje drejtimi të pezulluara për “Shpejtësi tej normave të lejuara” dhe 2 leje drejtimi e pezullua për “Qarkullim në sens të kundërt”.

Janë vendosur 338 masa administrative, për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike, mosvendosjen e rripit të sigurimit, parakalime të gabuara, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit dhe për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Janë bllokuar 3 automjete për mungesë dokumentacioni.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.🚔👮‍♀️👮‍♂️