Pas disfatës 0-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, Milan kërkon përmbysjen e madhe ndaj Inter.

Pioli dhe Inzaghi kanë vendosur për formacionet që do të hedhin në fushë pas pak.

Strategu i kuqezinjve i gëzohet rikthimit të Rafael Leaos, teksa në fushë së bashku me portugezin në sulm janë dhe Diaz, Messias e Giroud.

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi nuk ka ndryshuar asgjë në formacionin startues dhe në fushë janë sërish të njëjtat emra që mposhtën kuqezinjtë një javë më parë duke konfirmuar dyshen e sulmit, Dzeko-Lautaro.

Â