Prokuroria dhe Policia e Tiranës kanë dalë në një konferencë për mediat në lidhje me hetimin për skandalin e daljes së të dhënave personale, si pagat e qytetarëve.

Imeraj deklaroi se në pranga është vënë një punonjëse IT e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) e cila i ka shitur.

Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj gjatë një konference për mediat është shprehur se të dhënat janë marrë dhe janë shitur tek persona të interesuar për të zotëruar këto të dhëna, e i kanë përdorur për qëllime të tjera.

Prokuroria ka nisur hetimet në mënyrë intesive, janë marrë informacionet nga të dhënat dyshoheshin se kishin rrjedhur, kemi konkluduar në ecurinë e ngjarjes. Si rezultat i hetimit, kemi identifikuar 4 autorë, 2 punonjës te tatimet, IT, nga të cilët ka dyshim se kanë rrjedhur të dhënat e disa muajve.

Specialistja e IT e cila është e punësuar te AKSHI, duke pasur akses në të dhënat personale, ia ka shpërndarë një kolegu, dhe ia ka shitur subjekteve private. Nuk ka ndërhyrje në sistemin kompjuterik, janë arrestuar dhe dy autorë te tjerë që i përkasin sektorit privat.

Prokuroria vazhdon hetimet intensive dhe në pista të tjera edhe në institucionet e tjera. Pasi dolën në media dhe qarkulluan te kushdo dhe të dhënat e targave. Veprimtaria e tillë ka ca muaj që po zhvillohet, me patronazhistët dhe të dhënat sensitive policia dhe prokuroria po punojnë për të nxjerrë para ligjit personat përgjegjës.

Edhe për njerëzit që i kanë shitur te subjekte të ndryshme dhe për ata që kanë pasur akses te këto të dhëna.

Garantojmë secilin qytetar për hetim objektiv të plotë dhe për të zbuluar qëllimin e autorëve’, tha gjatë deklaratës së saj prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj.