Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se në fillimin e vitit të ri kemi një shtim të numrit të personave të prekur nga virozat gripale. I ftuar në Euronews Albania, Alimehmeti tha se numri i të prekurve pritet të bjerë në fund të muajit janar.

Ai tregoi se gripi kalon më thjeshtë nëse qëndrojmë nën trajtim, duke mos u ekspozuar në të ftohtë dhe duke konsumuar çajra bimorë dhe ushqime të nxehta.

Tirana 1 milion banorë, Korça 50 mijë banorë… Patjetër që qendra Tirana do jetë. Në periudhë dimri ne do kemi qarkullim të viruseve respiratore. Është në natyrën e njeriut të themi që grip si ky skemi parë.

Gjatë festive ne lëvizim shumë, takojmë njerëz që zakonisht nuk i takojmë dhe janari na gjen në këtë kubën ngjitëse, që besoj se do të zbresi nga fundi i janarit. Shyqyr që ne po shqetësohemi se tani kemi vetëm një kollë, imagjinoni vite më parë që thoshim nuk mbushemi dot me frymë, e me radhë. H3N2 ka tendencë që të shkojë deri në 3 javë shkolla.

Nëse kjo komplikohet, në shumë pak raste kalon në pneumoni, që ka nevojë për trajtim tjetër. Po të ndjekim këshillat e gjyshes, ato dinë ta trajtojnë gripin për mrekulli. Bëjnë o çaj, o supë, dinë që duhet të rrinë brenda. Gripi kalon për një javë nën trajtim dhe për 10 ditë pa trajtim”, tha Alimehmeti.