Një shtetas shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Sliema, Maltë.
Sipas mediave lokale, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka humbur jetën pas shembjes së një çatie.
Ai ka qenë duke punuar bashkë me një shqiptar tjetër kur çatia e shtëpisë që po ndërtonin është shembur dhe i ka zënë poshtë.
Policia së bashku me anëtarët e Departamentit të Mbrojtjes dhe një ekip mjekësor nga Mater Dei mbërriti në vendngjarje.
Njëri nga punëtorët arriti të dilte jashtë dhe u dërgua në spital, por gjendja e tij nuk dihet ende.
Ndërkohë që punëtori tjetër u gjet i vdekur nën rrënoja.