Një ngjarje sa qesharake aq dhe e pazakontë ka ndodhur në Itali e personazh kryesor është një shqiptar.

Ky i fundit, i paidentifikuar, 39-vjeçar kishte planifikuar të vidhte banesën por përfundoi në spital në gjendje të rëndë.

Ai kishte hyrë për të vjedhur në një vilë në Pozzuolo, Milano, Itali. Në banesë nuk kishte asnjë person brenda.

Pak minuta më pas vijnë në banesë pronarët, shqiptari tentoi të largohej nga banesa duke dalë në ballkon dhe më pas është ngjitur në tarracë, ku edhe ka rrëshqitur e ka rënë.

Kanë qenë vetë të zotët e shtëpisë që kanë ndihmuar shqiptarët dhe kanë thirrur ambulancën dhe karabinierët.

Shqiptari ka marrë plagë të shumta në trup nga rënia por është jashtë rrezikut për jetën.

Pas qëndrimit në spital, atij do duhet të përballet me akuzat për grabitje.