Mirëqënia e shqiptarëve është më e ulta në rajon edhe pse ekonomia jonë ka një rritje më të madhe se vendet e tjera të rajonit.

Publikimi i fundit i Eurostat tregon se Shqipëria vijoi të ishte e fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse.

Gjë që dëshmon  se Shqipëria vijon ta ketë të humbur garën për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj.

Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ishin sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian. Ndonëse në rritje me tre pikë përqindje në raport me vitin e kaluar, sërish Shqipëria është e fundit në Europë dhe në rajonin e ballkanit.

Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50% të mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia me 44%, Maqedonia e Veriut me 42% dhe Bosnje-Hercegovina me 35%, ndërsa të dhëna për Kosovën nuk raportohen.

Përveçse me Bosnjën, diferenca në të ardhura me vendet e tjera të rajonit është thelluar, duke treguar për një zhvillim më të qëndrueshëm të shteteve fqinjë, që kanë arritur të përmirësojnë me ritme më të shpejta mirëqenien e qytetarëve të tyre.Vendet e Bashkimit evropian  që kanë nivelin më të lart të konsumit individual , janë Luksemburgu, Norvegjia, Austri dhe Gjermania, ndërsa më të ulet se mesatarja e BE, e kanë bullgari, Hungari dhe Kroaci.

Fuqia blerëse e qytetarëve

Mesatarja e BE                   100%

Mali i Zi                               50%

Serbi                                    44%

Maqedonia e Veriut             42%

Bosnje-Hercegovina            35%

Shqipëri                              34%