Shqiptarët kanë një jetëgjatësi 1.5 vite më të ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian, por njëherazi vendi ynë renditet më mirë se e gjithë Europa Juglindore, sipas të dhënave aktuale të Eurostat.

Të dhënat për vitin 2022 tregojnë se jetëgjatësia në Shqipëri arriti 79,1 vjeç, vlerë kjo më e lartë se në periudhën e pandemisë së Covid 19.

Për gratë jetëgjatësia ishte 80,9 vjet dhe për burrat 77,4 vjet.

Sa I takon vendeve anëtare të BE-së ishte 80.6 vite nga 81,3 që ishte në vitin 2019.

Jetëgjatësinë më të lartë në lindje e kanë zviceranët pasuar nga Spanja, Suedia dhe Luksemburgu, ndërsa më të ulët e ka Bullgaria.

Në Shqipëri jetëgjatësia është përmirësuar ndjeshëm që nga mesi i shekullit të kaluar deri më tani.

Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2022, jetëgjatësia u rrit me 45%.

Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë se përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ku ky tregues u rrit me 33%.

Nga 54.4 vjeç, më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Që nga ajo kohë, treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta. Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit.