Partia Socialiste ne Memaliaj ne “vdekje klinike”.

Humbja e turpshme e Bashkise Menaliaj, nga çifti Duraj-Kumbaro, eshte pasuar me shkarkimin e kreut te PS dega Memaliaj, Edmonda Harizi.

Kjo e fundit mesa duket u gjend fajtore nga Kumbaro per humbjen e te vetmes bashki ne jug nga PS.

Nderkohe qe Kumbaro, jo qe nuk u shkarkua per kete rezultat katastrofal, por u rikonfirmua ne postin ministror nga Rama, ndonese kishte pergjegjesi direkte.

Tre dite me pare Kumbaro dhe Termet Peçi, kane kryqezuar Edmonda Harizin ne nje mbledhje duke e shkarkuar.

Ne kete mbledhje kane qene te pranishem pothuajse gjysma e administrates se Bashkise se Memaliajt, duke i bere karshillëk demokrateve qe enden rrugeve te qytetit duke bere sehir socialistet e administrates, qe po shijojne ende pagat e majme ne pushtetin e demokrateve.

Kumbaro duket se e ka gjetur zgjidhjen per ta nxjerre PS nga “bataku” ku ka rene, me nje kandidature anonime siç eshte Arbër Sulkaj, i cili mban post drejtues ne OSHEE Tepelene.

Politika eshte si puna e futbollit, ku kur ekipi merr rezultate te dobeta faji nuk i hidhet lojtareve, por trajnerit, i cili merr edhe pergjegjesite dhe largohet, ku ne rastin ne fjale ”trajnere” eshte dyshja Kumbaro-Duraj.

Keshtu edhe situata ne PS Memaliaj, ku votuesit socialiste te Memaliajt nuk votuan kunder Edmonda Harizit, por kunder Gjolekes, ish-kryetarit te bashkise, Mireles, kryesueses se deputeteve Qarkut Gjirokaster dhe shefe e fushates, si dhe kunder Laertit, qe fitimi i Bashkise Memaliaj ishte basti politik i tij para kryeminsitrit Rama.

Socialistet memaliote e dine mire se eshte dyshja Kumbaro-Duraj, qe vendosin per gjithcka ne Memeliaj, per punesime, per drejtime institucionesh, bile edhe po te kishin mundesi do te vendosnin edhe kur do dilte dielli dhe kur do binte shiu ne Memaliaj.