Ekspertët e sigurisë thonë se kostoja mesatare ditore e një të paraburgosuri arrin në rreth 90 euro duke përfshirë ushqimin, por dhe shpenzimet për pagat dhe infrastrukturën e personelit të sigurisë.
Nga rreth 3 mijë persona që ka në paraburgim, një pjesë e tyre janë në hetim për vepra jo të rënda penale.
Për këtë arsye ekspertë dhe avokatë kërkojnë ndryshim të politikave penale.
Një i burgosur i kushton shtetit shqiptar mbi 95 euro në ditë. Kjo shifër është shumë e lartë duke llogaritur prodhimin e brendshëm bruto.
Avokati Esmerald Xhafa ndërsa citon vlerën monetare dhe sqaron edhe ndarjen e parave në total për një të burgosur.
Nga 5818 të burgosur që aktualisht janë të shpërndarë në burgjet në rang kombëtar, 59% prej tyre janë në paraburgim, që ende nuk kanë një datë të caktuar kur do të jenë para gjykatës për të marrë vendimin e formës së prerë. Aktualisht shteti shpenzon rreth 300 mijë euro në një ditë vetëm për personat që ndodhen në paraburgim.
Transporti i të paraburgosurve nga qelia drejt gjykatës ka koston më të madhe financiare, ndërsa ushqimi renditet i fundit në listë në vlerën e shpenzimeve individuale.
Ndonëse ende nuk kemi rezultatin final të INSTAT sa i përket censit te popullatës, numri i të dënuarve dhe i atyre që janë në paraburgim është shumë më i lartë se norma europiane, shifër e kritikuar së fundit edhe nga Këshilli i Europë.