Dy vëllezër janë konfliktuar me sende të forta në Cërrik. Blutë bëjnë me dije se si rezultat është shoqëruar në komisariat 58-vjeçari, ndërsa vëllai i tij është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në fshatin Linas, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 58 vjeç, banues në fshatin Linas, Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”,– njofton policia.