Deputeti i Partise Demokratike per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, në një lidhje live përmes skype për ”News24” pak orë para protestës së opozitës sot në shesh, theksoi se dita e sotme shënon fillimin e lëvizjes popullore.

“Nuk është vetëm skandali i fundit me McGonigal, por ky kryeministër ka shkelur rregullat e demokracisë, votën e lirë të qytetarëve. Nga Gjirokastra janë nisur qindra qytetarë, simpatizantë të PD. Një pjesë e tyre kanë ardhur që mbrëmë, dhe të tjerë po vijnë. Kjo për të shprehur indinjatën e tyre ndaj Ramës. Jemi para një fillimi të një lëvizje të gjerë popullore ndaj këtij regjimi. Kjo protestë është nisja e një aksioni për shembjen e kësaj qeverie, një regjim më saktë. Shoferët e autobusëve kanë frikë që të transportojnë qytetarët drejt Tiranës. PD është mobilizuar në degët e saj.”, u shpreh deputeti Shehu.