Policia njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor Sarandë arrestuan shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në Ksamil.

Arrestimi i tij u krye pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme, njofton Policia.