Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster dhe ish-ministri i jashtem Prof. Dr. Tritan Shehu, përmes një statusi në fb shkruan se nisma “Ballkani i Hapur” i iniciuar nga Vuçiç dhe Rama, frenon procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ja statusi i plote i Shehut:

Ballkani i hapur” i Vuiçiç-Rama, frenues i procesit tonë të integrimit! Integrimi i Ballkanit Perendimor, duke filluar nga Shqipëria është jo vetëm një proces jetik për ne, por edhe më i rëndësishëm për vetë BE tashmë, veçanërisht mbas agresionit fashist rus në Ukrainë.

Janë dhe rreziqet që po i kanosen Rajonit tonë, kryesisht nga lidhjet dhe objektivat e përbashkëta Rusi-Serbi, që po e bëjnë më urgjent.

Pikërisht në këto momente, që mund të ktheheshin në avantazhe për integrimin tonë, vendi i ynë gjendet i gozhduar edhe në projektin vuçian të “Ballkanit të hapur”.

Rama disa vite më parë për të fshehur dështimet e tij e futi vendin në “dyshen” me MV dhe vartesinë nga ajo për rrugën tonë eurpiane.

Tashmë kjo “dyshe” është bërë “treshe” shumë më e rrezikeshme, me “lokomotive “ Serbinë në të ashtuquajturin “Ballkan i hapur”.

Direkt apo indirekt procesi i ynë i integrimit po lidhet edhe me Serbinë, që fatkeqësisht “fytyrën” e saj e ka dhe do ta ketë së paku edhe për shumë vite nga Rusia, qoftë edhe nëpërmjet “Unionit Euro-Asian”.

Le të jemi të qartë, “Ballkani i hapur” është një projekt anti-europeist, që kërkon të çmontojë projektet e vërteta të BE si ai i Procesit te Berlinit.

Këtë po ja thonë tashmë Ramës të gjithë, nga Brukseli në Berlin, Paris e Romë. Ja kanë thënë prej kohësh, edhe para një jave, edhe dje, ja thanë edhe sot përsëri nga PE.

Por Rama vazhdon të qëndrojë në një “varkë” me Vuçiç me drejtim Lindor, duke kërkuar të “mjegullojë” opininin me ndonjë “kërkesë” demagogjike së fundmi për ndarjen e Shqipërisë nga MV, që ai vetë e ndërtoi.

Ndërsa në fakt ai tashmë po lidh fatin tonë europian jo vetëm me MV, por edhe me kursin e Serbisë nëpërmjet “Jugosllavisë së Re”, që lundron në kah të kundërt me interesat tona jetike.

Kaq të qarta janë zhvillimet tashmë, sa vetëm kush kërkon të pengojë integrimin tonë, mund të veprojë në këtë mënyrë.