Këtë të dielë do të zhvillohet mbëmja e madhe ndarjes së çmimeve evropiane të muzikës, MTV Europe Music Awards.

Ajo çfarë e karakterizon eventin e rëndësishëm sivjet është pjesëmarrja e shumtë e shqiptarëve në edicionin e sivjetmë të këtij eventi.

Çfarë e bën të veçantë këtë edicion është se pjesëmarrës do të jenë shumë shqiptarë, moderatorja do të jetë Rita Ora, e cila do të prezantojë MTV EMA në krahët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha nga Dibra dhe Ava Max nga Saranda do të performojnë disa këngë, ndërsa Dua Lipa është e nominuar së bashku me to për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”.

MTV Europe Music Awards ndan çdo vit edhe çmimet për artistët më të suksesshëm të europës.