Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Sarandës.
Mësohet se një fëmijë 4-vjeç është rrëzuar nga kati i dytë i banesës dhe ka marrë plagë të rënda në trup. I mituri është dërguar me urgjencë në spitalin Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 15:20, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, një fëmijë i moshës 4 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, në fshatin Berdenesh, Sarandë.
Fëmija do të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.