Në Pogradec janë lëshuar 7 urdhëra mbroje për burrat, kjo pas denoncimeve të tyre në polici.

Bëhet fjalë për dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshortet e tyre.

Së fundmi duket se burrat e kanë lënë mënjanë krenarinë e tyre dhe kanë filluar të denoncojnë këtë dhunë.

Kjo konfirmohet sipas Ora news edhe nga Arbi Basho Koordinator Vendor Kundër Dhunës në Familje dhe barazisë Gjinore.

Për vitin 2022-23 në Pogradec janë 7 burra të pajisur me urdhra mbrojtje ndaj grave, por ende për ta nuk ka një zyrë këshillimi apo ndihme psikologjike edhe pse strategjia ekziston.