Një 67-vjeçar ndërroi jetë sot, pasi u rrëzua nga biçikleta në rrugën “Aleks Buda”.

Sipas policisë, ai humbi jetën për shkak të dëmtimeve që mori në kokë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.