Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme zhvilloi një takim me qytetarët e Përmetit.

Gjatë takimit ai foli dhe për luftën në Ukrainë duke terrorizuar banorët e këtij qyteti pasi gjatë fjalës së tij kryeministri u shpreh se mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz.

Rama: Flitet sikur po bëhet një diskutim për një konflikt të zakonshëm, ndërkohë që mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz.

E them këtë sepse ne nuk jemi fatmirësisht në zonën e nxehtë ku lufta sjell bomba, vrasje dhe plagë të rënda, por nuk jemi as jashtë zonës së luftës sepse pasojat e saj na kanë prekur dhe na prekin përditë me inflacionin e luftës, me krizën e madhe të çmimeve të energjisë. Ajo që ne nuk mund të bëjmë dot, është të ndalojmë luftën, ta eleminojmë inflacionin e luftës.