Duket se Policia e Gjirokastres po e merr seriozisht punen per zbulimin e rasteve te lidhjeve te paligshme te ujit ne Gjirokaster.

Sot dy persona jane marre ne ndjekje prnale pikerisht per lidhje te paligjshme te ujit te pijshem. Sipas burimeve policore nje lidhje ilegale eshte konstatuar ne lagjen “18 Shtatori” dhe nje tjeter ne lagjen “Kodra e Shtufit”.

Behet fjale per A.K. 35 vjeç dhe M.Z. 64 vjeç te dy kryefamiljare te cilet jane gjetur me shkelje ligjore teksa kishin kryer lidhje te paligjshme te ujit ne banesat e tyre.

Denoncimi ka ardhur nga grupet e kontrollit te Ndermarjes se Ujesjellesit ne Gjirokaster te cilet kane dy dite qe po ushtrojne kontroll per identifikimin e lidhjeve te paligjshme ne qytet. Burime zyrtare konfirmojne se aksioni policor ne bashkepunim me Ujesjellesin e Gjirokastres, do te vijoje me intensitet te larte per ndeshkimin e rasteve qe abuzojne me ligjin.