Edi Rama i ka lënë detyra drejtorit të ri të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, e një prej tyre ka të bëjë me policinë rrugore.

Rama kërkoi largimin e saj nga akset kombëtare dhe zëvendësimin me makinat inteligjente. Po kështu ai e cilësoi strukturën e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit absurde dhe tha se duhet të rithemelohet dhe të merret me krimin financiar në shkallët e larta, me milionerët në shkallët e larta.

“Policia rrugore duhet të ikë nga pritat rutinë në rrugët kombëtare. Makinat inteligjente mund ta kryejnë funksionin, do mbyllet përfundimisht epoka e kontrollit të shpejtësisë me sy. Që sot policia rrugore do largohet nga të gjitha pritat në rrugët kombëtare. Policia kriminale duhet të ristrukturohet tërësisht.”,  deklaroi kryeministri Rama.