Busti i Konstantinos Mitsotakis do të vendoset në shesh të Derviçanit, i cili do të mbajë dhe emrin e tij.

E deklaroi kryeministri Edi Rama në krah të kryeministrit aktual të Greqisë i cili sot po viziton zonat e Dropullit.

“Bashkë me kryetarin e bashkisë kemi përgatitur projektin e rilindjes urbane të gjithë sheshit kryesor që do të mbajë emrin e babait të kryeministrit dhe në nderim të tij do të vendoset edhe busti i kryeministrit” tha Rama

Kjo u prit me duatrokitje dhe thirrjet “Mitsotaqis!” nga banorët.